Ja pse fitoi Fury ndaj Ngannous-it

29 tetor 2023 | 14:47

Tyson Fury e mposhti Francis Ngannous në mbrëmjen e së shtunës, për të mbetur i pamposhtur në peshat e rënda.

Fury fitoi me pikët kontroverse të gjyqtarëve, gjë që shkaktoi reagime të mëdha gjithandej.

Ndërsa Ngannou shijoi pa dyshim momentin më të paharrueshëm të luftës, statistikat e publikuara pas vendimit tregojnë se Fury goditi më shumë grushte gjatë rrjedhës së dhjetë raundeve.

Sipas Compubox, Fury goditi 71 nga 223 goditjet e tij totale – pothuajse një në tre, ndërsa Ngannou arriti 59 nga 231 tentime.

Përndryshe, Fury tani ka 34 fitore dhe një barazim.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jude Bellingham do të jetë fitues i çmimit të “Golden…