Ja pse Hakimi e zgjodhi Interin para Bayernit dhe Cityt
Agjenti i Achraf Hakimit zbulon se ishte Antonio Conte ai që e bindi lojtarin të largohej nga Real Madrid dhe ti bashkohet Interit. Mbrojtësi i cili kaloi dy vitet e fundit në huazim tek Borussia Dortmund, u transferua tek zikaltërit për 40 milionë euro plus bonuse.
“Zidane është arsyeja se pse Hakimi u trasnferua tek Interi”, ka thënë agjenti Alejandro Kamano për gazetën marokene “Al Mountakhab”. “Ai nuk e thirri kurrë Hakimin. Nuk besoj se një rikthim tek Real Madrid do ishte i duhuri duke konsideruar edhe prezencën e Carvajalit, por jam i bindur se e ardhmja e Hakimit do jetë e mirë pas hapit në karrierë që mori”. Është raportuar se Hakimi ka refuzuar ekipe si Bayern Munchen apo Manchester City me oferta monetare shumë herë më të larta se Interi, për zikaltërit.
Agjenti i tij konfirmon se deçiziv gjatë negociatave ka qenë Antonio Conte. “Trajneri Conte ka qenë në kontakt të vazhdueshëm më Hakimin, ku i ka folur për projektin e klubit, kështu që ne vendosëm të pranonim ofertën e Interit. Mendoj se kur një trajner i madh si Konte të kontakton dhe shpreh dëshirën për të të pasur ty në skuadër kjo është provë se ti je i rëndësishëm për formacionin e tij”, ka përfunduar Hakimi.