Ja pse Joe Jonas nuk e shoqëroi Sophie Turner në Emmy Awards
25 shtator 2019
| 11:27
Sophie Turner u nominua për një çmim Emmy të dielën që lamë pas, por bashkëshorti i saj Joe Jonas nuk ishte i pranishëm me të. Megjithatë, ai ka një arsye pse mungoi.
Vëllezërit Jonas aktualisht janë në turne dhe po atë mbrëmje ata patën një koncert në Kansas City, Misuri.
Joe i shkroi një mesazh gruas së tij në “Instagram”: “Unë jam shumë krenar për ty. Ti je nominuar për një Emmy. Je e pabesueshme. Të dua”. Por, Sophie nuk ia doli të fitojë.