Ja pse Lowi nuk u ftoi Ter Stegenin
10 nëntor 2020
| 12:03
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low nuk e ka ftuar portierin e Barcelonës, Marc Andre Ter-Stegen për ndeshjet e nëntorit.
Portieri gjerman ka munguar rreth tre muaj në klubin e Barcelonës dhe në koordinim me trajnerin e kombëtares vendosi të mos grumbullohet për shkak se dëshiron të mos rrezikon asgjë.
Megjithatë mungesa e Ter Stegen nuk do të vërehet në kombëtaren e Gjermanisë, pasi janë edhe disa portierë të tjerë cilësor përfshi Manuel Neuerin që vazhdon të jetë zgjedhja e parë.
/Epoka e re/