Ja pse Roma nuk e blen dot Ronaldon

20 qershor 2022 | 12:54

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United. Si gjithnjë flitet për një kalim të mundshëm te Sportming Lisbona, por në media doli dhe emri i Romës, kjo për vetë faktin se verdhekuqtë kërkojnë në treg emra të rëndësishëm për të rritur nivelin e cilësisë dhe eksperiencës. Pavarësisht zërave, sipas “Corriere dello Sport”, Ronaldo te Roma është një ëndërr e ndaluar, kjo për disa arsye.

Roma nuk e ka luksin të shpenzojë për të blerë kartonin e një lojtari 37-vjeçar. E dyta, paga e tij mbetet një problem akoma më i madh, aktualisht përfiton 23 milionë euro neto në sezon. Ronaldo kërkon minimumi një kontratë 2-vjeçare, një tjetër pengesë serioze. Mes tij dhe Mourinhos nuk është një ka një marrëdhënie të shkëlqyer, të gjitha këto kanë bërë që opsioni për tu transferuar te Roma të bie ende pa marrë formë të plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është…