Ja pse u rrëzua helikiopteri që ia mori jetën pronarit të Leicesterit
Ka filluar të zbardhet rasti i rrëzimit të helikopterit jashtë stadiumit të Leicesterit, ‘King Power’.
Nga rrëzimi i helikopterit jashtë stadiumit të Leicesterit, humbën jetë pesë persona, në mesin e tyre edhe pronari i ‘Dhelprave’, Vichai Srivaddhanaprabha. Kompania e aviacionit ka filluar hetimet e para, duke dyshuar se piloti kishte probleme në pedalin e komandës.
Sipas Bordit për Hetim të Aksidenteve Ajrore (AAIB), ata kanë kërkuar që të gjithë helikopterët e këtij lloji të hetohen për atë defekt, në mënyrë që të kenë një pistë të qartë të hetimeve. Sipas kësaj kompanie, helikopteri mori kthesë në anën e djathtë edhe pse piloti kishte shtypur atë për anën e majtë. Pesë persona në total humben jetën në këtë aksident tragjik – Vicahi, dy anëtarë të stafit të tij, Kaveporn Punpare dhe Nusara Suknamai, piloti Eric Swaffer dhe pasagjerja Izabela Roza Lechowicz.