Ja renditja e tenistëve pas përfundimit të Australian Open

22 shkurt 2021 | 16:59

Tenisti serb Novak Djokoviq dhe tenistja australiane Ashleigh Barty vijojnë të kryesojnë renditjen botërore edhe pas grand slam-it të Australian Open, mbyllur 24 orë më pare në Melburn.

Te meshkujt nuk ka asnjë ndryshim në “top-5”, me Nadal që ndjek serbin, ndërkohë që Medvedev parakalon Thiem. I pesti qëndron ende Roger Federer, që nuk luan prej një viti.

Te femrat, japonezja Naomi Osaka i afrohet kreut pas tores në Australian Open, ndërkohë që ngjit shkallët edhe tenistja rumune Simona Halep.

Renditja “Top-5” meshkuj

Novak Djokoviq             12.030 pikë
Rafael Nadal                   9.850 pikë
Daniil Medvedev            9.735 pikë
Dominic Thiem              9.125 pikë
Roger Federer                 6.630 pikë

Renditja “Top-5” femra

Ashleigh Barty     9.186 pikë
Naomi Osaka       7.835 pikë
Simona Halep      7.255 pikë
Soa Kenin            5.760 pikë
Elina Svitolina     5.370 pikë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka…