Ja rezultatet e Hana Fejzullahut dhe Jona Maculas në ‘Baku 2019’
24 korrik 2019
| 12:02
Dy notaret e Kosovës, Hana Fejzullahu dhe Jona Macula kanë vazhduar sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, “Baku 2019”.
Jona garoi në 200 metra stil i lirë. Koha e saj ishte 2:23.63, që sipas trajnerit të saj, Ardian Hamiti, e ka përmirësuar për 4 sekonda rekordin e saj personal, por që nuk i mjaftoi të kualifikohet tutje.
Hana garoi në 100 metra bateri dhe pati kohën 1:09.30 sekonda, që ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje. Sporti i notit vazhdon garat edhe të enjten dhe të premten.