
Ja rezultati i Leonora Brajshorit në “Tarragona 2018”
25 qershor 2018
| 12:15
Peshëngritësja, Leonora Brajshori për pak nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Garuesja nga Kosova doli e katërta nga gjashtë pjesëmarrëse, në disiplinën shtytje, kategoria -53 kg. Ajo ngriti 62 kilogramë, derisa në dy tentimet tjera nga 62 dhe 66 kilogramë nuk pati sukses. Në disiplinën shkëputje, Leonora nga tri tentime ngriti 76 dhe 80 kilogramë, duke u renditur e pesta.
Leonora ishte garuesja e vetme që përfaqësoi sportin e peshëngritjes në “Tarragona 2018”.