Ja rezultati pas pjesës së parë në derbin Feronikeli – Prishtina
Pjesa e parë e ndeshjes në mes Feronikelit dhe Prishtinës përfundoi me rezultat 0-0, kurse atmosfera në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas është e jashtëzakonshme, pasi janë të pranishëm mbi 3 mijë shikues.
Feronikeli pati dy gjysme raste në këtë pjesë, por Mendurim Hoti, Da Silva nga gjuajtja e lirë nuk i konkretizuan, por i pasaktë ishte edhe Kastriot Rexha. Në anën tjetër paraqitja e Prishtinës ka qenë pozitive, kurse rastin më të mirë për shënim e lëshoi Kalid, pas një asistimi të Thaqit. Si dihet aktualisht Feronikeli është në pozitën e dytë me dy pikë më shumë se Prishtina, e cila pozicionohet në pozitën e dytë në IPKO Superligë.
Në ndeshjen tjetër Ferizaj është duke fituar pas pjesës së parë ndaj KEK-ut, me rezultat 0-1. Golin e vetëm për mysafirët e ka shënuar Dren Gashi.
/Epoka e re/