Ja sa do të jetë shuma që përfitojnë pensionistët?
Qeveria e Kosovës ka marr vendim të martën për rritjen e pensioneve për disa kategori.
Tri grupe të pensionistëve do të përfitojnë rritje të pensioneve prej 15 deri në 20 për qind.
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, në një intervistë për “Telegraf”-in, ka treguar se sa do të përfitojnë rritje pensionistët kontributdhënës, pensionet bazike, si dhe pensionet e parakohshme të punëtorëve të “Trepçës”.
Ai ka treguar se rritja e pensioneve bazike do të jetë nga 75 euro në 90 euro, kurse rritja e pensioneve kontributdhënëse varet nga shkollimi dhe rritja për pensionistet e “Trepçës”, do të jetë nga 107 euro në rreth 130 euro.
Ai ka bërë të ditur se rritje e pensioneve do të jetë reotraktive nga data 1 janar 2019.
Po ashtu, Rafuna, ka treguar se të enjten presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar buxhetin për vitin 2019 dhe ai është funksional.