
Ja sa do të mungoj Alissoni
12 gusht 2019
| 13:59
Liverpooli e mposhti Norwichin (4-1), por trajneri Jurgen Klopp mori një lajm shumë të keq pasi portieri Alisson Becker pësoi një lëndim serioz.
Sipas raportimeve të fundit nga mediet angleze, Alisson pritet të qëndrojë nga 4 deri 8 javë. Në këtë mënyrë portieri brazilian e humb ndeshjen e Superkupës ndaj Chelseat dhe disa ndeshje të rëndësishme në Premier Ligë.