Ja sa i kushtoi një natë akomodimi Ronaldos në Dubrovnik?
Pas fitores së Juventusit me Fiorentinën, Cristiano Ronaldo ka marrë aeroplanin e tij privat dhe partneren, Georgina, duke shkuar në Dubronvik të Kroacisë, për të festuar Pashkët Katolike.
Ai është akomoduar në një vilë në brigjet e Detit Adriatik, ku aty një natë ka kushtuar plot 7000 mijë euro. Kjo vilë është plot 4200 metra katrorë dhe ka pesë dhoma e banje, pishinë dhe personel shërbimi.
Ronaldo ka konsumuar vaktet e tij në restorante, të cilat nuk kanë qenë shumë të shtrenjta dhe i ka dhënë mundësinë stafit që i shërbeu të bëjnë foto me të.
Kanë qenë pushime të shkurtra dhe të këndshëm këto për Ronaldon dhe partneren e tij, pas një sezoni shumë impenjativ me Juventusin.
Siç dihet Ronaldo është ndër sportistët e rrallë që pas triumfeve bën qejfe nëpër vendet më atraktive të botës.