Ja sa i kushton Japonisë shtyrja e Olimpiadës
Lojërat Olimpike “Tokio 2020” tashmë janë shtyrë për vitin 2021, për shkak të koronavirusit. Gjithsesi, më mirë një vit më vonë se sa anulim i eventit më të rëndësishëm sportiv olimpike, që zhvillohet një herë në 4 vjet.
Ekspertët ekonomikë shprehen se kjo shtyrje me 365 ditë e Olimpiadës do t’i kushtojë Japonisë si vend organizator 6 miliardë euro. Kjo shumë mund të rikuperohet disi nga zhvillimi i Olimpiadës pas një viti, pasi në të kundërt dëmi do të ishte 10 miliardë euro.
Pritet që biletat e shitura të mos rimbursohen dhe organizatorët të praktikojnë në këtë rast klauzolën e “forcave madhore” për të mos kthyer paratë. Japonia priste që turizmi përgjatë Olimpiadës të rritej me 73%, por tashmë situata është kaotike.
Organizatorët kishin siguruar 3,3 miliardë euro nga sponsorizimi i firmave private. Kjo shumë tani është kthyer në një borxh, ose kjo shifër mund të konsiderohet e humbur nga këto firma sponsorizuese. Gjithsesi, sfidat ekonomike dhe logjistike me këtë shtyrje sapo ka nisur dhe efektet mund të jenë edhe më të mëdha deri në vitin 2021.