Ja sa kushton një natë në hotelin luksoz ku po qëndron Kurti në Greqi

14 korrik 2021 | 00:07

Hoteli ku po qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe familja e tij, është mjaft luksoz ku nata për një çift dhe një fëmijë kushton saktësisht 547 euro.

Albin Kurti ka gjetur kohën që të akomodohet në një hotel luksoz në Greqi.

Ai është në një vizitë disa ditore në shtetin helen, teksa dy ditë më parë qëndroi në resortin super luksoz ‘Grand Resort Lagonissi’, i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz ‘Grand Resort Lagonissi’ e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

Grand Resort Lagonissi, është një resort turistik me katër yje i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës, rreth 22 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të kryeqytetit grek.

Çmimi për një natë për një çift dhe një fëmijë sipas ‘booking.com’, në këtë hotel kushton saktësisht 547 euro. Në këtë çmim përfshihet fjetja dhe mëngjesi, derisa nuk dihet se kush e ka paguar qëndrimin e Kurtit në këtë hotel.

Ndërkaq kujtojmë se Kurti ishte pjesë e edicionit të 23-të të Simpoziumit të Symit të organizuar nga ish kryeministri i Greqisë, George Papanderou.

Më poshtë keni edhe çmimoren që jepet edhe në ‘booking.com’. GazetaMetro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i UÇK-së, Kadri Veseli, me rastin e vdekjes së…