Ja sa miliona euro mund të fitojë Shqipëria nga Kampionati Evropian
03 dhjetor 2023
| 16:05
Kombëtarja shqiptare ka kundërshtarët në grupin e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Shqipëria e Sylvinhos do të luajë ndaj Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.
Fondi i çmimeve të UEFA-s është më i lartë për 23 për qind në krahasim me Evropianin e mëparshme dhe arrin në gjithsej 371 milionë euro. Të gjitha skuadrat që kanë siguruar një vend marrin 9.25 milionë euro të garantuara dhe çdo fitore në grup sjell 1.5 milionë euro, ndërsa 750 mijë jepen për barazim.
Skuadrat që do të kalojnë në raundin e eliminimit do të marrin 2 milionë dhe çmimi rritet në çdo fazë pasuese.
Fondet e Kampionatit Evropian shpërndahen si më poshtë
- 9.25 milionë euro për pjesëmarrje
- 1.5 milionë euro për një fitore në fazën e grupeve dhe 750 mijë euro për një barazim
- 2 milionë euro për fazën e elimininimit
- 3.25 milionë euro për çdo kombëtare që kalon në çerekfinale
- 5 milionë euro për çdo kombëtare që arrin në gjysmëfinale
- 7 milionë euro për finalistin
- 10 milionë euro për fituesin e Euro 2024.