Ja sa milionë ka arkëtuar Interi deri tani nga UEFA

18 maj 2023 | 16:30

Finalja e Stambollit është jo vetëm një arritje e madhe për Interin në planin sportiv, por edhe në atë ekonomik.

Me mbërritjen në finale zikaltrit kanë arkëtuar vetëm nga UEFA (pa përfshirë të ardhurat nga shitja e biletave) mbi 98 milionë euro, duke përfshirë bonuset e pjesëmarrjes, renditjen historike, “marketpool” dhe shpërblimin për rezultatet.

Të ardhurat e deritanishme kishin shkuar në mbi 82 milionë euro, por kualifikimi në finale solli edhe 15.5 milionë euro, ndërkohë që triumfi në finale vlen 4.5 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për…