Ja sa mund t’i kushtojë “Facebook”-ut një orë ndërprerje
Kohët e fundit rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp” po përballen me probleme të vazhdueshme teknike duke ndërprerë për disa orë shërbimin për përdoruesit e tyre.
Po sa i kushton kompanisë “Facebook” një “blackout”(ndërprerje) i tillë?
“Ilsole24ore” ka shkuar se të bësh një përllogaritje të saktë është shumë e komplikuar.
Por, sipas kësaj medie, mund të bëhet një arsyetim bazuar mbi vlerësimet e analistëve që parashikojnë 68.98 miliardë dollarë fitime për “Facebook” në 2019.
Kjo nënkupton se të ardhurat mesatare ditore janë rreth 189 milionë dollarë. E me përllogaritje, dilet në konkluzionin se janë rreth 7.8 milionë dollarë publicitet që gjenerohet çdo orë e që mund të llogaritet edhe si humbje sepse me shumë mundësi ato u garantohen edhe klientëve.
Duhet parë pastaj nëse kjo do të ketë pasoja edhe për listimin e kompanisë në “Wall Street”./lexo.al/