Ja sa ndeshje do të mungojë Hazardi

30 nëntor 2020 | 15:26

Testet instrumentale, të cilave iu nënshtrua Eden Hazard, kanë konfirmuar një dëmtim të muskujve, pikërisht në “rectus femoris” të këmbës së djathtë. Kjo do të thotë se ylli belg mund të rrijë jashtë fushave përafërsisht tri javë.

Pengesë e re për të dhe Real Madridin, i cili nuk do të jetë në gjendje të llogarisë futbollistin kryesor për sfidat e rëndësishme kundër Sevilla dhe Atletico Madrid në La Liga, si dhe ndaj Shakhtar dhe Moenchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Kur u dëmtua ishte ndeshja e tretë radhazi e Hazard, pasi kaloi edhe Covid-19. Kundër Villarreal dhe Interit bëri paraqitje mjaft të mira. Ai, gjithashtu, po luan mirë kundër Alaves, derisa u dëmtua. Ky dëmtim i ri është një pengesë e madhe për Hazard, dëmtimet e të cilit në Belgjikë i lidhin me stresin për shkak të situatës së tij në Madrid. Të paktën, kjo është siguruar nga kreu i shërbimeve mjekësore të kombëtares belge. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…