Ja sa pagoi Tirana për portierin e Prishtinës

31 gusht 2020 | 13:36

Visar Bekaj është lojtari më i ri i Tiranës. Të shtunën në mbrëmje, me një operacion blic, bardheblutë e Tiranës kanë arritur të sigurojnë shërbimet e portierit të Kosovës, duke ia rrëmbyer Prishtinës.

Kampionët e Shqipërisë kanë paguar 50 mijë euro dëmshpërblim dhe lojtari ka dalë i lirë, ndërkohë që Prishtina ka mbajtur edhe të drejtën e kartonit në masën 20%. Ka qenë Prishtina që ka njoftuar largimin e lojtarit.

Portieri më i ri i kampionëve të Superiores, Visar Bekaj, është grumbulluar nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese në Greqi dhe Moldavi deri në datën 7 shtator.

Pas largimit nga Prishtina ai ka falënderuar të gjithë, duke premtuar të tjera suksese me Tiranën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Beka Co’ SH.P.K shpall të pavlefshme qertifikatën e TVSH-së me…