Ja sa para u shpenzuan në Kosovë për udhëtime
03 shtator 2023
| 13:28
Gjatë muajit qershor qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar 141.3 milionë euro për të udhëtuar.
Kjo shifër paraqet një rënie prej 7 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga këto harxhime 90 për qind janë nga diaspora, që nënkupton 126.6 milionë euro.
Ndërsa shpenzimet e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, gjatë muajit qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove që paraqet rritje prej 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Është bërë me dije se rreth 46 për qind e shpenzimet janë në Shqipëri.