Ja sa persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

28 korrik 2021 | 15:13

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit mbi 13 mijë e 800 qytetarë.

Sipas kësaj ministri, në nivel vendi janë dhënë mbi 388 mijë doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 867 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388 073 doza të vaksinës. Deri më sot 124 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania në futboll po kalon një periudhë tranzicioni, pasi sot…