Ja sa persona kanë ndërruar jetë nga Covidi në Kosovë
18 janar 2021
| 15:39
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka vdekur vetëm një person, i cili ka qenë i infektuar me Covid-19.
Me këtë rast, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covidi në Kosovë ka shkuar në 1 411, raporton “Epoka e re”.
“Numri total i rasteve pozitive është 56 118 raste nga 209 960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 411 raste të vdekjes”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke bërë me dije presoni që ka ndërruar jetë nga Covidi është nga Komuna e Ferizajt.
“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja.