
Ja sa vaksina janë dhanë gjatë 24 orëve të fundit
18 janar 2022
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 5 mijë e 478 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 722 865 doza të vaksinës. Deri më sot 797 229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 36 925 doza përforcuese dhe 2 182 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.