Ja sa vota mori në Drenicë djali i Sami Lushtakut

23 shkurt 2021 | 12:59

Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, ka arritur që të grumbullojë mbi 8 mijë vota në Drenas e Skenderaj.

Lushtaku ka arritur që vetëm Skenderaj të marrë  6 mijë e 169 vota, nga numërimi i votave në 74 vendvotime.

Lushtaku ka marrë vota edhe në vendlindjen e babait të tij, në Prekaz. Nga 438 vota sa mori Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lushtaku në vendlindje grumbulloi gjithsej 274 vota.

Në ndërkohë në Drenas, Mërgim Lushtaku nga numërimi i votave në 70 vendvotime,  ka dalë se 2 mijë e 227 qytetarë ia kanë besuar votën e tyre atij.

Në total në Drenas e Skenderaj, Mërgim Lushtaku arriti të marr 8 mijë e 396 vota.

Lushtaku është në mesin e kandidatëve nga Partia Demokratike e Kosovës që kanë arritur që të marrin vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, shkruan “GE”.

Këto shifra janë nxjerrë nga numërimi i votave në fletëvotimet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Luis Suarezi ka zbuluar se ishte zhgënjyer kur drejtuesit…