Ja sa zgjat imuniteti i fituar nga koronavirusi

27 maj 2020 | 15:04

Nëse infektoheni nga koronavirusi dhe rikuperoheni, keni po aq shanse për t’u infektuar sërish pas gjashtë muajsh, sa ata që nuk janë prekur kurrë nga Covid-19.

Një studim i Universitetit të Amsterdamit ka zbuluar se imuniteti që fitoni nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj. Ky studim jo vetëm që vështirëson ndjeshëm punën për gjetjen e një vaksine, por edhe hedh dyshime mbi prakticitetin e futjes së “pasaportave të imunitetit”, të cilat disa qeveri evropiane duan t’i lëshojnë për të mbijetuarit Covid-19 me supozimin se ata janë të mbrojtur nga infektimi.

Studimi monitoroi 10 burra mbi 35 vjet për të përcaktuar nivelin e antitrupave pas infeksionit me koronavirus. Studiuesit zbuluan se imuniteti kishte “kohëzgjatje alarmante dhe se pas tre muajsh niveli i anti-trupave fillonte të binte ndejshëm.

Duke i krahasuar të dhënat me ato të koronaviruseve të zakonshme, ata llogaritën se imuniteti ndaj Sars-Cov-19 mund të zgjaste deri në 6 muaj pas infeksionit.

Ata theksuan se të katër llojet e koronaviruseve njerëzore janë “biologjikisht të ndryshme” dhe “kanë pak të përbashkëta, përveç faktit se shkaktojnë simptoma të ngjashme me ftohjen e zakonshme”.

“E vetmja e përbashkët është se shkaktojnë një imunitet afatshkurtër dhe humbje të shpejtë të antitrupave. Nëse SARS-CoV-2 do të sillet si një koronaviruset e tjera sezonal, atëherë imuniteti ndaj tij mund të zgjasë nga gjashtë deri në 12 muaj”, ka deklaruar autorët e studimit.

“Meqenëse imuniteti mbrojtës mund të shuhet disa muaj pas infeksionit, perspektiva e arritjes së imunitetit funksional të tufës nga infeksioni natyror duket shumë e pamundur” kanë paralajmëruar ata.

Sekretari i Shëndetit në Britani, Matt Hancock njoftoi javën e kaluar se qeveria britanike po punon në një “sistem certifikimesh” për t’u mundësuar njerëzve që janë rikuperuar të rifillojnë aktivitetet dhe të udhëtojnë lirshëm.

Edhe në Itali, një studim në shkallë të gjerë për nivelin e përhapjes së koronavirusirt në popullatë filloi të hënën, me qëllim lëshimin e pasaportave të imunitetit. Ministria e Shëndetësisë dhe Kryqi i Kuq do të testojnë mostrat e gjakut nga 150 000 njerëz nga 2 000 bashki për antitrupa./Gazeta SI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur sot…