BE-ja sanksionon pesë persona për lidhje me Rusinë
Pesë persona të cilët kanë qenë të përfshirë në organizimin e zgjedhjeve presidenciale ruse të mbajtura më 18 mars, në territorin e aneksuar ukrainas të Krimesë, janë futur në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE).
BE-ja ka vendosur një sërë sanksionesh pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia më 2014.
Shtetet anëtare të bllokut kanë vendosur kufizime të udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve të pesë individëve që kanë pasur pozita në Komisionin Zgjedhor në Krime, gjë të cilën BE-ja e konsideron si “mënyrë aktive të mbështetjes dhe zbatimit të politikave që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.
Vendimi i sotëm, ka bërë që numri i përgjithshëm i personave të sanksionuar nga BE-ka mbi konfliktin në Ukrainë të arrijë në 155 persona.