Ja se çfarë thonë shkencëtarët për personat që janë gjithmonë me vonesë
Askush nuk pëlqen të jetë me vonesë, por disa njerëz nuk munden ta imagjinojnë të jenë në kohë.
Edhe pse vonesa konsiderohet si një tipar i keq, me sa duket ka diçka të mirë për të. Sipas një studimi të ri, ekspertët kanë ardhur në përfundim se të qenit vonë është mirë për shëndetin tuaj.
Në këtë artikull mund ta gjeni lajmin e mirë, kuptohet për personat të cilët janë gjithmonë me vonës, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Njerëzit të cilët janë me vonesë, kanë më pak stres
Ata të cilët janë me vonës, konsiderohen si njerëz të pa përgjegjshëm, por kjo sipas ekspertëve të Hardvardit, këta persona kanë gjasa të jetojnë më gjatë, sesa ata të cilët janë gjithmonë në kohë.
Njerëzit që janë vonë, janë më të lumtur
Të jeni vonë po ashtu është e lidhur me optimizëm dhe nivele të larta të entuziazmit. Njerëzit optimistë janë më të lumtur në përgjithësi dhe gjithmonë e gjejnë një rrugë për të qenë të lumtur.
Personat që janë vonë, janë me të mençur
Të jeni me vonesë është një indikator i inteligjencës së lartë. Këta persona janë po ashtu më të mirë në zgjidhjen e problemeve kur janë duke u përballur me ndonjë gjë më të madhe.
Personat që janë vonë, jetojnë më gjatë
Për ta përmbledhur, personat që janë gjithmonë vonë, kanë më pak stres, janë më të lumtur dhe mesa duket janë edhe më të mençur. Dhe mbi të gjitha ata persona që janë më të relaksuar, vuajnë më pak nga stresi dhe nga sëmundjet të cilat lidhen me stresin. Mesa duket, të jeni me vonesë ju bënë që të mos i keni një nga këto që u përmenden.