Ja shorti i Ligës së Evropës

30 gusht 2019 | 15:16

Ekipet që garojnë në Ligën e Evropës kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë

përballë në grupe. Skuadrat e mëdha  që garojnë në turneun e dytë për nga rëndësia kanë pasur short relativisht të mirë. Manchester United do të ketë përballë Astanën, Partizanin e Beogradit dhe AZ Alkmarin. Djemtë e Solskjaerit janë favoritë për timin e trofeut, po ashtu Arsenali që luan ndaj Frankfurtit, Standarte Liege dhe Vitorias. Nuk kanë qenë dashamirëse goglat për Porton që i vë përballë Young Boys, Feyenoordit dhe Rangers, ndërsa Roma do të garojë në grupin J me Monchengladbach, Istanbul Basaksehirin dhe Wolfsebergerin. Grupi D është shumë i fortë me Sportingun, PSV, Rosenborgun dhe LASK, skuadra të të njëjtit nivel. Lazio e Strakoshës luan ndaj Celtic, Rennais dhe Cluj. /Telesport/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një shkrimi në…