Ja shtatë pikat ku do të bazohet rifillimi i Premier Ligës

01 maj 2020 | 23:33

Liga e futbollit dhe qeveria britanike kanë gjetur akordin sa u takon pikave që klubet duhet të përmbushin në rast të një rifillimi të sezonit.

Projekti “Restart” ka shtatë pika dhe detajon çdo gjë sa i takon mbarëvajtjes së ndeshjeve dhe stërvitjeje.

1) Ndeshjet me dyer të mbyllura në fushë neutrale dhe që garantojnë sigurinë maksimale të mundshme. Pikë kjo e propozuar nga policia dhe e mbështetur nga kryeministri Xhonson, ndonëse ndokush nuk është dakort në emër të integritetit sportiv. Një emër: Brajtoni.
2) Politika e tamponëve: dy herë në javë për skuadrat, stafin teknik, nëpunësit, gjyqtarët dhe ata që do të sigurojnë mbarëvajtjen e ndeshjes.
3) Sterilizim i vazhdueshëm i ambienteve, dhomave të zhveshjeve dhe topave.

4) Protkolli i sigurisë në stërvitje: grupe lojtarësh prej pesë elementësh maksimumi, seanca me rotacion, përdorimi i maskave, ndalimi i përdorimit të dhomave të zhveshjeve dhe të shërbimeve higjienike në qendrat sportive. Karantinë e detyrueshme për ata që vijnë nga jashtë.
5) Ndalohet të pështysh apo të shpëlash gojën pasi ke pirë ujë ose vitaminat në stërvitje apo në ndeshje.
6) Ndalohen lojtarët të kryejnë masazhe vetëm në rast të një leje të posaçme nga klubi.
7) Detyrimi për të parkuar makinën në qendrat e stërvitjes me të paktën tre hapësira parkimi larg njëra-tjetrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina sonte ka hyrë në natën e 20-të në karantinë,…