Ja shuma që Lille e kërkon për Zhegrovën

24 shkurt 2025 | 14:00

Skuadra e Lillet po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta liruar Edon Zhegrovën në fund të këtij sezoni. Mësohet se ekipi francez tashmë ka caktuar çmimin për yllin e Kosovës, pasi Zhegrova ka paralajmëruar Lillen se ka vendosur të largohet në verë.

Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit 2026 kurse është lojtari kryesor i ekipit nga Franca, i cili ka arritur të kualifikohet në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Zhegrova, aktualisht është i lënduar prej muajit dhjetor dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë muajin e ardhshëm, ndërsa në 21 ndeshje të luajtura për Lillen ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar dy herë.

Për Zhegrovën ka shumë skuadra të interesuara, të cilat po duan ta transferojnë në afatin kalimtar të verës kurse interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur Napoli, Juventusi, Roma, Borussia Dortmundi e Leipzigu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje (e diel) janë bërë dy javë që kur në…