Ja si bota e futbollit përcolli Gerd Mullerin

16 gusht 2021 | 11:32

Nuk munguan dhe ngushëllimet e lojtarëve dhe klubeve më të mëdha në botë për ndarjen nga jeta të Gerd Mullerit, i cili ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe ka qenë një inspirim për shumë lojtarë.

LIONEL MESSI – “Na la një legjendë e futbollit”.

Lothar Matthaus – “Gerd ishte një legjendë brenda dhe jashtë fushe. Jam i lumtur që arrita ta takoja në jetën time. Ngushëllime familjes, Gerd do të mbetet simboli i futbollit gjerman”.

OLIVER KAHN – “Lajmi për vdekjen e Gerdit na ka pikëlluar shumë. Ai ishte një nga legjendat e Bayernit. Klubin ku arriti gjërat e mëdha. Klubi Bayernit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij”.

HERBERT HAINER – “Sot (dje) është një ditë e trishtë për të gjithë. Gerd ishte një njeri dhe sulmues i madh. Pa të klubi ynë nuk do të ishte ky që është sot”

PEP GUARDIOLA – “Një legjendë e vërtetë jo vetëm për Bayernin dhe Gjermaninë, edhe për futbollin. Sulmuesi më i mirë në histori. Ngushëllime familjes dhe tifozëve të Bayernit”.

FRANKO BAREZI – “U prehsh në paqe legjendë e futbollit botëror”.

GERI LINEKER – “Shumë i trishtë lajmi për vdekjen e Gerdit. E kam dashuruar kohën tek e shihja të luante. Kam mësuar shumë prej tij. Golashënuesi më i mirë në zonën e rreptësisë”.

HANSI FLICK – “Lajmi për vdekjen e Gerdit më ka trishtuar shumë. Ai ka inspiruar shumë breza duke u bërë një legjendë. Gerd Muller do të mbetet një idhull për të gjithë, për madhështinë e tij në fushë dhe thjeshtësinë në jetën private. Ai do të mbetet i paarritshëm”.

RUDI VOLLER – “Gerd ishte një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Sigurisht që dhe për mua një idhull. Është një ditë e trishtë për botën e futbollit, ai do të mbetet i pavdekshëm në kujtimet e të gjithëve”.

BASTIAN SCHWEINSHTEIGER – “Faleminderit Gerd, Bayerni do të ishte ndryshe pa ty dhe ndoshta shumica e futbollistëve nuk do të kishin të njëjtën karrierë pa ty sot. Ngushëllime familjes, me shumë kënaqësi mund të them se ai ishte një nga mentorët e mi”.

MANCHESTER UNITED – “Futbolli humbi një nga gjigantët e tij. Ngushëllimet më të sinqerta Bayernit dhe familjes Muller për këtë humbje të madhe”.

INTER – “Gerd Muller ishte një golashënues i veçantë dhe një legjendë për lojën e futbollit. Ngushëllimet shkojnë për familjarët dhe tifozët, të cilën shijuan mënyrën e tij të të luajturit futboll”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Valon Murati Zhvillimet dramatike të këtyre ditëve në Afganistan,…