Ja si do të jetë lëvizja gjatë fundjavës në Shqipëri
22 maj 2020
| 22:21
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se edhe kjo fundjavë do të vijojë të jetë gjysmë e bllokuar, njësoj si e shkuara.
Përmes një statusi në “Facebook”, Rama shkruan se kjo fundjavë do të vijojë të jetë njësoj si e shkuara dhe uron që qytetarët t’ia kalojnë sa më bukur.
“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë”, ka shkruar Rama në statusin e tij në “Facebook”.
Por si ishin oraret javës që shkoi?
E shtuna u lejua që të kishte hapur vetëm marketet dhe farmacitë, ndërsa e diela ishte totalisht e mbyllur. Përjashtim bëjnë të gjithë ata që kanë autorizimin për të lëvizur me mjetet e tyre dhe për punë.