Ja si duken kopshtet e fëmijëve në pjesë të ndryshme të botës
Në secilin shtet, kopshtet e fëmijëve kanë rregulla të ndryshme, dhe të vegjëlit edukohen sipas programeve të ndryshme.
Natyrisht, kanë dhe gjëra të përbashkëta, por dhe ato që i dallojnë e të cilave u jepet më shumë përparësi në shtete të caktuara.
Për shembull, në Kinë fëmijët mësojnë të përgatisin ushqim, gjermanët e vegjël mbledhin dredhëza, ndërsa brazilianët e vegjël shikojnë ndeshje futbolli.
Në vijim ju sjellim botën e fëmijëve nga pjesë të ndryshme të botës si dhe aktivitetet e tyre të veçanta.
Kinë
Fëmijët mësojnë të përgatisin ushqimet për festat dimërore.
Gjermani
Fëmijët e kopshteve dalin të mbledhin dredhëza gjatë sezonit të tyre.
Etiopi
Koha e drekës në një kopsht të fëmijëve në Adis Ababa.
Japoni
Fëmijët japonezë lexojnë letrat që u kanë dërguar bashkëmoshatarët e tyre nga pjesë të tjera të botës.
Korea Jugore
Ushtrimi në rast në tërmetit – fshehja nën tavolinë.
Korea Veriore
Valle me edukatoren.
Brazil
Që nga vegjëlia brazilianët mësohen të duan futbollin.
Francë
Në Francë, fëmijët kalojnë goxha shumë kohë duke vizatuar.
Kanada
Në Kanada, edukatorët preferojnë që fëmijët të kalojnë sa më shumë kohë në natyrë.
SHBA
Lumturia e quajtur, kopshti i fëmijëve.
Argjentinë
Fëmijët gjatë orës së artit.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Fëmijët vizitojnë objektet e ndryshme.