Ja si duket mesnata në Antarktidë: Një fenomen që rrallë mund të shihet…
Matthew Jordan, i cili jeton në Antarktidë për pjesën më të madhe të vitit, ndau në rrjetet sociale se si duket mesnata në këtë zonë.
“Dielli mbrëmë në mesnatë ishte tepër i bukur. “Jemi vetëm dy javë larg fillimit të ditës polare, që do të thotë se perëndimi dhe lindja e diellit së shpejti do të mbarojnë”, ka shkruar ai.
Dielli i Ditës Polare ose Dielli i Mesnatës është një fenomen natyror që ndodh në veri të Rrethit Arktik dhe në jug të Rrethit Antarktik. Gjatë këtij fenomeni, Dielli është i dukshëm 24 orë në ditë.
Koha gjatë së cilës Dielli nuk perëndon varet nga pozicioni gjeografik i vendit dhe varion nga 20 orë në vetë rrathët deri në 186 ditë në pole. E kundërta e këtij fenomeni është kur Dielli nuk lind fare dhe kjo quhet natë polare.
“Muzgu detar tani është në errësirën e tij.” “Le ta vendosim këtë në perspektivë, tani është më e ndritshme në mesnatë sesa në mesditë në mes të dimrit… Çfarë ndryshimi bëjnë vetëm dy muaj…”, shpjegoi ai.