Ja si e festoi titullin Bayerni
12 maj 2018
| 22:15
Festë kampionati megjithëse sezoni u mbyll me humbje.
Disa minuta pas fërshëllimës së fundit të humbjes 4-1 ndaj Stuttgart, disfata u harrua menjëherë. Kapiteni Manuel Neuer ka ngritur trofeun e shumëpritur të titullit. Lojtari i cili është prej kohësh i dëmtuar, ka ngritur titullin e 28-të të bavarezëve përpara 75.000 spektatorëve në “Allianz Arenan” e mbushur plot.
Për Bayern ky është titulli i gjashtë radhazi. Festa ishte si gjithmonë e mrekullueshme, ku nuk munguan as birrat.