Ja si e komenton Challandesi mungesën e Vedat Muriqit
13 nëntor 2019
| 19:02
Kosova do të jetë në ndeshjen ndaj Çekisë pa sulmuesin kryesor Vedat Muriqi, i cili mungon përshkak të mungesës.
Trajneri Bernard Challandes, ka thënë se mungesa e sulmuesit shtatlartë është e madhe, por se Kosova duhet të përgjigjet si ekip.
“Mungesa e Muriqit është e madhe dhe nuk kemi lojtar që do të mund ta zëvendësojë atë. Por ne duhet të përgjigjemi si ekip ashtu siç kemi bërë çdoherë deri më tani kur kemi pasur mungesa”, ka deklaruar Challandes.
/Epoka e re/