
Ja si e komenton Delawie triumfin e Kosovës U18
30 korrik 2018
| 13:33
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ka uruar basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës U-18 në basketboll, të cilët u shpallën kampionë të Evropës në Divisionin C.
Në finalen e të dielës mbrëma, talentet tanë nënshtruan Qipron dhe nga viti i ardhshëm do të garojnë në Divisionin B.
“Urime ekipit të Kosovës për triumfin në Kampionatin Evropian U-18. Faleminderit që na treguat të gjithëve se çfarë mund të arrihet me punë të jashtëzakonshme ekipore”, ka shkruar Delawie në “Twitter”.