Ja si e ofenduan serbët Ibrën (Video)

19 shkurt 2021 | 17:03

Një tjetër incident i shëmtuar u regjistrua në ndeshjen e djeshme në Beograd mes Crvena Zvezdës dhe Milanit. Pas banerit të nxjerrë kundër Kosovës, tifozët serbë nuk i kursyen fyerjet etnike kundër Ibrahimoviq gjatë ndeshjes, teksa suedezi qëndronte i ulur në një nga stolat e stadiumit në pjesën e tribunës, që luanin rolin e bankinës së Milanit.

Tifozët serbë nuk u mjaftuan vetëm me hyrjen në stadium në një kohë kur shteti serb ia ndalonte një gjë të tillë. Në disa video që qarkullojnë në internet, dëgjohet një prej huliganëve të Crvena Zvezdës, që bërtet fjalën “balija” ndaj Ibrës.

Kjo shprehje përdorej gjerësisht me karakter diskriminues ndaj myslimanëve boshnjakë gjatë viteve të luftës e ishte një fyerje e drejtuar me qëllim ndaj Ibrahimoviq i cili ka origjine boshnjake. Ngjarja ka bërë xhiron e mediave botërore që e kanë cilësuar të papranueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=xrHhABtBAJs&feature=emb_logo

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga kjo…