Ja si e rreshton Sylvinho skuadrën përballë Italisë
15 qershor 2024
| 19:22
Shqipëria ndeshet përballë Italisë në “BVB Stadion” të Dortmundit, në takimin e parë të Kombëtares kuqezi në “EURO 2024”.
Ky është rreshtimi që Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë për këtë sfidë.
Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.