Ja si e vlerëson trajneri Pupovci debutimin e Albin Tahirit
13 shkurt 2018
| 13:06
Trajneri Agim Pupovci është shprehur i kënaqur me garën e lëshimit të Albin Tahirit, por jo aq shumë edhe më atë të sllallomit.
“Sot ishte gara e parë e Albinit në kombinim alpin, ka qenë një garë shumë e fortë. Terreni ishte i ngrirë prej katër ditësh, ku është punuar edhe me injeksion (mbushje me ujë). Në lëshim ka qenë shumë i mirë, rreth 4.60 sekonda larg vendit të parë, ku u plasua si i 55-ti, kurse në sllallom po ashtu ishte terreni shumë i vështirë, por pasi bëri dy gabime të forta, humbi shumë kohë dhe u plasua në vendin e 37-të prej 65 garuesve. Me lëshim jam i kënaqur, por me sllallom po të mos ishin këto dy gabimet e mëdha, do të ishte plasmani më i mirë”, ka thënë Pupovci për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).