Ja si është jeta e natës pas pandemisë (Video)

10 qershor 2020 | 11:13

Të rinjtë janë ata që i kanë ndjerë më shumë rregullat e forta të vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. E ndërsa në shumë vende të botës ka nisur

lehtësimi i masave, lokalet e natës vijojnë të jenë mbyllura.

Për këtë arsye një lokal në Holandë ka eksperimentuar një festë të jashtëzakonshme me qëllim për të rikthyer jetën e natës pas pandemisë.

Të rinjtë në Doornroosje, në lindje të qytetit Nijmegen u mblodhën në masa shumë të rrepta sigurie në një lokal për të marrë pjesë në një festë me muzikë elektronike, por në distancë sigurie. Ata qëndruan të ulur në karrige dhe kërcyen deri në mesnatë pa lëvizur prej saj.

Edhe pse mund të duket e çuditshme shumë prej të rinjve të pranishëm mbetën të kënaqur me këtë eksperiencë ndoshta edhe sepse iu kishte munguar kjo ndjesi prej të paktën 3 muajsh.

Sipas organizatorëve në këtë mbrëmje morën pjesë 30 persona dhe klubi po mendon të zgjerohet për të pritur deri në 100 persona në korrik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund të vendosë të…