Ja si ishte festuar Pavarësia nga minatorët 1 mijë metra nën tokë

18 shkurt 2022 | 08:06

Entuziazmi i pavarësisë i kaploi edhe minatorët e Trepçës, më 17 shkurt të 2008-s.

Disa përfaqësues kishin shkuar në Prishtinë për t’ua bërë me dije të gjithëve se edhe punëtorët e nëntokës kishin dhënë kontribut të madh për këtë ditë. Tjerët festuan në horizonte qindra-metërshe të thella.

Shpallja e pavarësisë ua shtoi minatorëve vullnetin për punë. Por, xehetarët thonë se urimet e tyre nuk janë jetësuar as 14 vjet pasi Kosova u bë shtet. Ata ankohen se asnjëra qeveri, nga 2008-ta e këndej, nuk u kujdes për mirëqenien e tyre.

Minatorët konsiderojnë se janë pionierë kampionë të rrugëtimit drejt pavarësisë, pasi me grevën e tyre të madhe të urisë e nisën projektin e kundërshtimit të pushtetit e qeverisjes së Serbisë në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Islami, ish-kreu i Lëvizjes Popullore Kombëtare (LPK), që në…