Ja si ka ndryshuar Gjyste Vulaj ndër vite, publikon foton e vitit 1993
03 prill 2019
| 13:49
Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret, e cila shpeshherë komentohet për look-un e saj. Së fundmi, këngëtarja është bërë paksa nostalgjike pasi ka publikuar një fotografi të realizuar në vitin 1993.
Në foton e 26-viteve më parë të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Vulaj shihet në periudhën e adoleshencës. Ajo që bie në sy janë flokët e gjatë dhe tiparet e njëjta me tani.
Në foton e vitit 1993, ajo duket shumë më e dobët, por megjithatë ka qenë tepër simpatike, të cilën e vazhdon edhe tash e tujte.