Ja si kualifikohen 24 kombëtaret në “Euro 2020”
Kualifikueset përfundojnë më 19 nëntor 2019. Datat e UEFA-s për ndeshjet dhe grumbullimet: 21-26 mars; 7-8 & 10-11 qershor; 5-10 shtator & 14-19 nëntor 2019.
* 22 nëntor 2019, shorti për “play-off” të Ligës së Kombeve.
* 30 nëntor 2019 Shorti i Evropianit, në Bukuresht.
* Dy skuadrat e para të secilit nga dhjetë grupet kualifikuese sigurojnë një biletë në Evropian.
* Katër biletat e fundit të Evropianit i sigurojnë fitueset e katër Ligave A, B, C, D në Ligën e Kombeve.
* Liga e Kombeve do të luajë ndeshjet gjysmëfinale dhe më pas finalen e Ligës për të nxjerrë fituesen.
* Nëse fituesja e Ligës (A, B, C, D) nga Liga e Kombeve është e kualifikuar nëpërmjet fazës kualifikuese të “Euro 2020” (kualifikueset tradicionale), atëherë vendi i lirë i shkon skuadrës me renditjen më të mirë në atë ligë.
* “Euro 2020” do t’i luajë ndeshjet e fazës finale në 12 vende nëpër Evropë: Grupi A (Itali, Azerbajxhan). Grupi B (Rusi, Danimarkë). Grupi C (Holandë, Rumani). Grupi D (Angli, Skoci). Grupi E (Spanjë, Republika e Irlandës). Grupi F (Gjermani, Hungari).
* Evropiani në fazën finale i ndan 24 skuadrat pjesëmarrëse në 6 grupe me nga katër.
* Pas fazës së grupeve në Evropian, kualifikohen dy vendet e para të secilit grup dhe 4 të parat në renditjen e vendeve të treta. Pra katër vendet e treta më të mira.