Ja si mund të shpallet sonte Napoli kampion i Italisë

03 maj 2023 | 12:35

Napoli do të vizitojë Udinese të enjten mbrëma, por ata mund të fitojnë titullin të sot (e mërkurë) nëse Lazio nuk mund ta mposhtë Sassuolon në Stadio Olimpico.

“Biancocelesti” pret Sassuolon në Romë të sonte në orën 21:00, njoftojnë mediet italiane.

Djemtë e Maurizio Sarri duhet të fitojnë për të mbajtur Napolin në pritje të Scudettos së tyre të tretë në histori.

Nëse Lazio humbet ose barazon, “Partenopei” do të bëhet kampion i Serisë A përpara se të luajnë në “Dacia Arena” të enjten.

Lazio ka humbur dy ndeshje radhazi në Serie A për herë të parë që nga janari. Hera e fundit që ata u përballën me tre humbje radhazi në ligë ishte në korrik 2020 nën drejtimin e Simone Inzaghi.

Edhe djemtë e Sarrit kanë pësuar katër gola në dy ndeshjet e fundit, aq sa në 10-të e mëparshme.

Napoli ka fituar titullin e fundit të Serie A në 1989-90. Lojtarët do të udhëtojnë në Udinese të mërkurën, por nuk do të kthehen në Napoli menjëherë pas ndeshjes të së enjtes.

Nëse fitojnë titullin, ata do të kthehen në qytet të premten pasdite, siç ka konfirmuar presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një takim virtual me Komisionin e Përgjithshëm për Drejtësinë,…