Ja si ndodhi përleshja në Kuvend
13 korrik 2023
| 11:52
Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.
E gjithë ngjarja është provokuar pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi është zgjuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një fotografi që Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores teksa fliste Kurti.
Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj ka eskaluar situata.
Bislimi i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, më pas është përfshirë edhe Hekuran Murati e Hajdar Beqa, ku edhe ka eskaluar gjithçka dhe kanë ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.