Ja si ndryshon renditja e tenistëve pas Wimbledonit
Pas përfundimit të grand slamit të Wimbledon nuk ka pasur ndryshime të mëdha
në renditjen botërore për meshkuj dhe femra në tenis. Në të dyja kategoritë, në krye të renditjes qëndrojnë Novak Djokoviq dhe Ashleigh Barty.
Serbi, triumfues në turneun londinez, ka mbrojtur pikët dhe kreun e renditjes, duke lënë pas Nadal e Federer. Ndryshimi i vetëm është rokada mes Thiem e Zverev, me austriakun që parakalon gjermanin në vendin e katërt. Te femrat, Barty ruan kreun edhe pse u eliminua në raundin e katërt të Wimbledonit. Po ashtu edhe Osaka ruan vendin e dytë, por tashmë tenistet që vijnë nga pas janë shumë pranë. Halep fitoi 2000 pikë nga triumfi dhe ngjitet në vendin e katërt, duke synuar sërish kreun. /Telesport/
Renditja – Top 5 Meshkuj
- Novak Djokoviq 12.145 pikë
- Rafael Nadal 7.945 pikë
- Roger Federer 7.460 pikë
- Dominic Thiem 4.595 pikë
- Alexander Zverev 4.325 pikë
Renditja – Top 5 Femra
- Ashleigh Barty 6.605 pikë
- Naomi Osaka 6.257 pikë
- Karolina Pliskova 6.055 pikë
- Simona Halep 5.933 pikë
- Kiki Bertens 5.130 pikë