Ja si përfunduan dy ndeshjet në IPKO Superligë
07 tetor 2018
| 17:31
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në IPKO Superligë, në kuadër të javës së nëntë.
Gjilani pësoi humbje nga Liria me rezultat 0-1, kurse golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Fatih Karahoda në fund të pjesës së parë.
Ndërsa në ndeshjen tjetër të zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça ’89 dhe Flamurtari luajtën baras 2-2. Për vendasit të dy golat i shënoi Mircevski, kurse për kuqezinjtë e kryeqytetit shënuan Maliqi dhe Shillova.
/Epoka e re/