Ja si t’ia kërkoni paratë dikujt që ju ka borgj, pa u vënë në siklet as ti e as borgjliu

12 korrik 2021 | 23:50

Ti i ke dhënë hua dikujt dhe paraprakisht keni lënë një datë kthimi. Data kaloi bashkë me shumë ditë të tjera pas dhe asgjë. Asnjë sinjal nga njeriu që të mori borgj ndërkohë që ty mund të të duhen paratë më shumë se kurrë.

Në të njëjtën kohë, vetëm ideja që t’ia kërkosh në mënyrë të drejtëpërdrejtë të vë në siklet dhe s’di çtë bësh. Çfarë bëhet në këto raste. Mos lini të kalojë shumë kohë nga momenti që ata duhet t’ua paguanin.

Sa më shumë ta shtyni, aq më e sikletshme do të jetë. Përpiquni t’i merrni paratë sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe nëse kjo nuk ndodh, largojeni turpin dhe mendoni që po kërkoni lekët tuaja.

Gjëja më normale në botë, bëja sa më të lehtë të jetë e mundur që t’jua kthejnë paratë. Thuaji që të duhen dhe mund të shkosh t’i marrësh kudo ku janë.

Edhe një gjë duhet mbajtur mend, sa herë që dikujt i gjenë para borgj, edhe nëse e ke mikun më të mirin, me të do të ftohën raportet që nga momenti që ai ose ajo nuk e kthen borgjin dhe ju e kërkoni nga ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13.07.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit   Prishtinë 1.…